Serie A

Juventusi i komunikon vendimin sulmuesit, kthehet në Spanjë

Juventusi ka hequr dorë nga opsioni i blerjes së Alvaro Moratas. E shkruan gazeta spanjolle “Marca”, duke nënvizuar se si klubi i Juventusit ia ka komunikuar tashmë lojtarit këtë vendim.

Morata është në fund të sezonit të dytë të huazimit nga Atletico e Madridit dhe bardhezinjtë, për ta mbajtur, duhet të shpenzojnë 35 milionë euro. Juve u përpoq ta ulte këtë shifër, duke negociuar me “Los Colchoneros”. Tashmë sulmuesi, kontrata e të cilit me Atleticon skadon në vitin 2023, do të kthehet te klubi spanjoll.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency