Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Juventusi “i ul kokën” Napolit, praktikisht hipotekon titullin

Juventusi “vret” përfundimisht garën për titull në Serinë A. Skuadra bardhezi fitoi 1-2 në “San Paolo” me Napolin ndjekës, me diferencën mes dy skuadrave që shkon 16 pikë. Në fakt, askush nuk kishte iluzione se ekipi i Ancelottit do të mund të bënte mrekullinë në pjesën e mbetur të kampionatit, por me një diferencë të tillë tashmë edhe optimisti më i madh napolitan nuk beson më te mrekullia.

Në fakt, sfida shkoi ters për vendasit (Hysaj titullar në të majtë) pas episodit të minutës së 25-të, me protagonist portierin Meret, që ndërhyri ashpër ndaj Cristiano Ronaldos, teksa kryesorin që nuk hezitoi t’i tregonte të kuqin.

Pamjet e përsëritura treguan se mund të mos ketë patur fare kontakt, por gjithsesi itensiteti i ndërhyrjes dhe lëvizja e “yllit” portugez për të shmangur përplasjen ishin argument i pakundërshtueshëm për gjyqtarin për të mos u tërhequr nga vendimi.

Vendin e Meret e mori Ospina, duke detyruar Ancelottin që të nxirrte polakun Milik. Goditjen e lirë e ekzekutoi në mënyrë perfekte Miralem Pjanic, 0-1.

Bardhezinjtë kaluan në epërsi të dyfishtë në të 39-ën me Emre Can, i shërbyer bukur nga Pjanic, 0-2.

Për të kthyer në lojë Napolin mendoi Pjanic, që në fillim të pjesës së dytë mori kartonin e dytë të verdhë, e rrjedhimisht të kuqin, ndërsa në minutën e 61-të Callejon, i shërbyer nga Insigne, shkurtoi në 1-2.

Këmbëngulja e Napolit u shpërblye me 11-metërsh në minutën e 84-t, për prekje të topit me dorë nga Alex Sandro, pas ndërhyrjes së VAR-it, por Insigne gaboi nga pika e bardhë, duke goditur shtyllën.

Në minutat e mbetura bardhezinjtë u mblodhën në mbrojtje, duke e ruajtur me fanatizëm epërsinë për fitoren e 23-të në Serinë A ndaj të ashtuquajturit rivali më i fortë për titullin.

Atalanta mori një fitore të madhe 3-1 në Bergamo ndaj Fiorentinës, që edhe pse kaloi e para në epërsi me Muriel, u detyrua të kthehej pa pikë në Firencë. Me Gjimshitin titullar në mbrojtje (Berisha në stol) bergamaskët e ndëshkuar tri herë Fiorentinë me Ilicic, Gomez dhe Gonses.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...