Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Juventusi këmbëngul për Hysaj, Napoli mendon ta “blindojë”

Elseid Hysaj është një prej aseteve më të rëndësishme të Napolit, por edhe një prej lojtarëve më të dëshiruar në merkato nga gjigandët europianë. Me mbrojtësin kuqezi që ka përfunduar prej kohësh në radarët e Barcelonës, Atletikos së Madridit, Manchester United apo edhe Chelsea-t, tashmë Juventusi duket se po mendon seriozisht blerjen e 24-vjerçarit.Edhe bardhezinjtë kanë qenë në listën e kandidatëve, por me sezonin që po shkon drejt fundit dhe afrimin e merkatos së transferimeve, torinezët rikthyen interesin për Hysajn, që mund të luajë me rendiment të lartë si në krahun e djathtë, ashtu edhe nga e majta.

Duke vlerësuar situatën e krijuar, te Napoli po mendojnë që të marrin masat për të mos e humbur yllin shqiptar, sepse vetëm klauzola me vlerë 50 milionë euro mund të mos mjaftojë. Presidenti Aurelio De Laurentiis, edhe pas konsultave me trajnerin Maurizio Sarri, nuk ka ndërmend ta shesë mbrojtësin.

Kjo mund të jetë ndoshta një manovër për ta mbajtur skuadrën të përqendruar deri në fund të lufta për titullin, edhe sepse deri në hapjen e merkatos gjithçka mund të ndodhë. Klubi vështirë se mund ti thotë “jo” milionave për Elseid Hysajn, por edhe vetë kuqeziu nuk do ta refuzonte kalimin në ndonjë prej skuadrave më të mëdha të arenës ndërkombëtare.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...