Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Juventusi me Ronaldon kundër Genoas, Napoli-Atalanta premton spektakël

TURIN, ITALY - OCTOBER 20: Cristiano Ronaldo of Juventus during the Serie A match between Juventus and Genoa CFC at Allianz Stadium on October 20, 2018 in Turin, Italy. (Photo by Filippo Alfero - Juventus FC/Juventus FC via Getty Images)

Mbrëmja e kësaj të mërkure është mbushur me sfida të rëndësishme nga dy prej kampionateve më të fortë në Europë, Seria A dhe La Liga. Në ekranin e SuperSport do të transmetohet plot 7 sfida, 5 prej të cilave i përkasin elitës së futbollit italian.

Pas fitores së mbrëmshme të Interin 1-2 përballë Parmës, ka patur rotacion në krye të klasifikimit të Serisë A. Zikaltrit janë të parët, me 25 pikë, por Juventusi, kampion në fuqi, pret të rikthehet forcë e parëm teksa në orën 21:00 pret Genoan në Torino. Një sfidë e lehtë relativisht në letër për bardhezinjve, duke parë se Genoa është ekipi më i dobët i këtij fillimsezoni, e aq më tepër që në dispozicion të Sarrit kthehet Cristiano Ronaldo, i lënë pushim në transfertën e Lecces, ku Juvja barazoi 1-1. Sarri do të bëjë rotacion në portë, kur pritet të luajë titullar Buffon, ndërsa Demiral do të jetë përkrah Bonuccit në mbrojtje. Në mesfushë, Matuidi është favorit para Rabiot.

Po në orë 21:00, Roma, që vjen pas një fitoreje shumë të rëndësishme ndaj Milanit, do të ketë një transfertë të vështirë në Udine, ndërsa Lazio pret në “Olimpico” Torinon. Interesante edhe sfida mes Sassuolos dhe Fiorentinës, me skuadrën vjollcë që duhet të bëjë pa Franck Ribery, i pezulluar për shkak të sjelljes së tij aspak të hijshme ndaj gjyqtarit anësor në përfundimit të takimit me Lazion në “Artemio Franchi.”

Në fakt, transmetimet e ndeshjeve të Serisë A nisin që në orën 19:00 me Napoli-Atalanta. Bergamaskët, përtej zhgënjimit në Europë, po zhvillojnë një kampionat mbresëlënës, teksa kanë pësuar vetëm një humbje në 9 takimet e para dhe renditen në vend të tretë, me 3 pikë më shumë se napolitanët.

Nga kampionati spanjoll do të transmetohen dy ndeshje, e para, në orën 19:00, Valencia-Sevilla dhe në 21:15 Real Madrid-Leganes. “Los Blancos”, pas humbjes në fushën e Mallorcas as që e mendojnë një zhgënjim të dytë, ndaj synojnë me çdo kusht fitoren për të mos i dhënë mundësi Barcelonës që të shkëputet.

Ndeshjet e mbrëmjes:

Napoli – Atalanta    19:00

Valencia – Sevilla    19:00

Juventus – Genoa    21:00

Lazio – Torino 21:00

Udinese – Roma       21:00

Sassuolo – Fiorentina      21:00

Real Madrid – Leganes    21:15

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...