Serie A

Juventusi mposht Napolin dhe “vret” rivalitetin për titull

Të gjithë prisnin ndaljen e Juventusit, por duket se bardhezinjtë luajnë një tjetër kampionat, pasi askush nuk arrin t’u bëjë ballë në rrugën drejt titullit të tetë radhazi kampion në Itali.

Në sfidën e luajtur në “Allianz Stadium” ndaj Napolit, skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegir mposhti Napolin e Ancelottit me përmbysje, me rezultatin 3-1.

Ndeshja nisi mjaft mirë për napolitanët, që arritën të dominojnë sfidën në minutat e para dhe të kalojnë në avantazh në minutën e 10 të takimit, me anë të belgut Dries Mertens, pas një aksioni mjaft të bukur.

Gjithsesi ky gol “zgjoi bishën bardhezi”, me futbollistët e Juventusit që u hodhën në sulm në kërkim të golit të barazimit dhe arritën të dërgojnë topin në rrjetë në minutën e 26’ me anë të kroatit Mario Mandzukiç.

Në pjesën e dytë ishte sërish sulmuesi kroat që gjeti golin e avantazhit për skuadrën e Allegrit, ndërsa kur Napoli kishte mbetur me 10 futbollistë, Bonucci shënoi edhe golin e tretë.

Vlen të përmendet se një nga më të mirët për bardhezinjtë e Juventusit ishte pikërisht portugezi Cristiano Ronaldo, i cili mori pjesë në të tre golat e skuadrës dhe iu afrua disa herë golit personal, por fati nuk ishte në anën e tij.

Kur janë luajtur 7 javët e para të kampionatit italian, Juventusi kryeson me 21 pikë të plota, i ndjekur pikërisht nga Napoli me 15 pikë, një diferencë prej 6 pikësh, e krijuar që në startin e sezonit.

Derbi i kryeqytetit “ngjyroset” verdhekuq, Roma triumfon ndaj Lazios

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency