Serie A

Juventusi ndalet edhe nga Sassuolo, rihapet gara për titull!

Juventusi ndalet sërish. Bardhezinjtë barazuan 3-3 në transfertën ndaj Sassuolos duke rihapur garën për titull në Serie A. Ndalesa e tretë radhazi për skuadrën e Sarrit pas humbjes ndaj Milanit dhe barazimit ndaj Atalantës. Edhe pse e pa veten në avantazh të dyfishtë shumë shpejt me golat e Danilos dhe Higuain, bardhezinjtë si me magji u zhdukën nga fusha pas vetëm çerek ore lojë dhe iniciativën e kishte vetëm Sassuolo që e ktheu në pikë qitjeje portën e Scszesny-it një nga më të mirët në fushë për Juventusin. Skuadra e De Zerbit rihapi sfidën me golin Djuricic në fundin e pjesës së parë, ndërsa në harkun e pak minutave në fillimin e pjesës së dytë përmbysi rezultatin me golat Berardit me goditje standarte dhe Caputos. Gjithsesi tre golat e pësuar zgjuan bardhezinjtë që barazuan në minutën e 64-t me Alex Sandron.

Por vetëm kaq pasi Sassuolo rezistoi fort deri në fund dhe mund ti kishte ndëshkuar bardhezinjtë në disa raste sidomos me Traore por Scszesny bëri shpëtimtarin për Juven. Tashmë diferenca me Atalantën e vendit të dytë është 7 pikë, ndërsa me Interin mund të shkojë në 6 pikë nëse zikaltrit mposhtin Spalin e vendit të fundit të enjten. Vazhdon kriza e rezultateve për Lazion që pas 3 humbjesh rresht nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Udineses në transfertë në një ndeshje ku më i miri në fushë për bardhekaltrit ishte portieri shqiptar Thomas Strakosha. Mori fitoren e 3-të rresht Roma që mposhti 2-1 Veronan në Olimpico me golat e Veretout dhe Dzekos. Në këtë sfidë për Hellas u largua nga fusha i dëmtuar pas vetëm 20 minutash lojë, talenti shqiptar Marash Kumbulla. Fitoi Fiorentina me rezultatin 3-1 në transfertën ndaj Lecces.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency