Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Juventusi nuk heq dorë nga Marcelo, përgatit ofertë 4-vjeçare!

Juventusi i rikthehet një objektivi të vjetër në merkato. Bardhezinjtë nuk heqin dorë nga braziliani i Realit të Madridit Marcelo dhe janë futur fuqishëm në garën për të firmosur me anësorin e majtë të Los Blancos. Sipas versionit online të gazetës madrilène Marca, kampionët e Italisë po përgatitin një ofertë për Marcelon. Juventusi e ka kërkuar Marcelon edhe në verën e vitit 2018-të por në atë periudhë braziliani preferoi të qëndronte te Reali. Gjithsesi dëshira për t’u ribashkuar me shokun e tij të ngushtë Cristiano Ronaldon po e shtyn Marcelon të largohet nga Reali gjatë kësaj vere dhe të bëhet pjesë e Juventusit. Marcelo ka kontratë me Los Blancos deri në vitin 2022, ndërsa klubi bardhezi ka përgatitur një kontratë 4-vjeçare për brazilianin.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...