Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Juventusi nuk pret më Dzekon, gjen marrëveshjen me Suarez!

Në mënyrë surprizë drejtuesit e Juventusit kanë hequr dorë nga pritja e gjatë për sulmuesin e Romës, Edin Dzeko duke e përqëndruar vëmendjen te Luis Suarez, i cili nuk bën më pjesë në planet e Barcelonës dhe është nxjerrë në shitje nga klubi blaugrana, një vit para fundit të kontratës. 33-vjeçari nuk shikohet si një prioritet për sulmin e Barçës nga Ronald Koeman dhe ka vendosur të largohet. El Pistolero ka gjetur akordin me Juven në aspektin personal për një kontratë 3-vjeçare me një pagë prej 10 milionë eurosh në sezon, por përpara se të firmosë me bardhezinjtë Suarez duhet të zgjidhë me konsensus kontratën me Barcelonën pasi ashtu si Messi e Vidal edhe ai synon të largohet me parametër zero. Te blaugranat, Suarez përfiton 15 milionë euro në sezon dhe nga largimi i parakohshëm synon të përfitojë diçka.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...