Nëse Atalanta do të vuajë mungesat e sllovenit Ilicic dhe ukrainasit Malinovsky që janë të skualifikuar dhe kolumbianit Duvan Zapata që nuk është rikuperuar ende në sfidën ndaj Juventusit, bardhezinjtë këtë të shtunë nuk do të kenë në dispozicion yllin e skuadrës së tyre Cristiano Ronaldo. Në listën e lojtarëve të grumbulluar nga Maurizio Sarri për transfertën bergamaske bie në sy mungesa e sulmuesit portugez. Ja ka dalë të rikuperohet në kohë ndërkohë lideri i mesfushës Miralem Pjanic ndërkohë që 2 mungesa të tjera për shkaqe dëmtimi janë ato të Alex Sandros dhe Adrien Rabiot. Për Ronaldon objektivi është të kthehet për ndeshjen e Championsit ndaj Alteticos së Madridit. I pyetur në konferencën për shtyp para sfidës ndaj Atalantës për gjëndjen e CR7-ës Sarri theksoi se Ronaldo po rikuperohet nga një dëmtim muskulor që e shqetëson prej disa javësh. Edhe Gasperini ka shumë probleme në sulm pasi Muirel është në dyshim dhe nëse kolumbiani nuk ja del atëherë përkrah Gomez në sulm mund të luajë një nga të rinjtë e akademisë.
Lajme të tjera
Futboll
Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...
Futboll
Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...
La Liga
Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....
Kosovë
Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...