Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Juventusi për të mbyllur çështjen titull, sytë nga derbi i komunitetit valencian

Mg Torino 14/10/2017 - campionato di calcio serie A / Juventus-Lazio / foto Matteo Gribaudi/Image Sport nella foto: Douglas Costa-Gonzalo Higuain

Juventusi luan sot një tjetër ndeshje të rëndësishme. Bardhezinjtë pas fitores në derbin e Italisë ndaj Interit që krijoi shumë polemika kërkon t’u tregojnë të gjithëve se janë skuadra më e fortë në Itali dhe duan të mbyllin sa më shpejt çështjen titull. Mbrëmjen e sotme në Allianz Stadium bardhezinjtë presin Bolognan në një sfidë të thjeshtë në letër. Pa Pjaniç të skualifikuar dhe Mandzukic e Chiellinin të dëmtuar, skuadra e Allegrit do të synojë me çdo kusht fitoren për të shkuar përkohësisht në +7 nga Napoli dhe për të shpresuar te një dhuratë e Torinos neser në sfidën ndaj të kaltërve për t’u shpallur matematikisht kampionë të Italisë për të 7-ën herë radhazi. Java e 36-të e Serisë A, nis me sfidën e San Siros që do të zhvillohet në orën 18:00 mes Milanit dhe Veronës. Kuqezinjtë do të synojnë të hakmerren për atë humbje 3-0 të fazës së parë në Bentegodi që lëkundi pozitat e Gattusos në stolin e kuqezinjëve. Një sukses do ta ngjiste Milanin përkohësisht në vendin e 6-të që të kualifikon direkt në Europa League në pritje të sfidës që Atalanta do të ketë ndaj Lazios në transfertë këtë të dielë. Në La Liga vëmendja do të jetë e gjitha te sfida e mbrëmjes mes Villarealit dhe Valencias. Luhet derbi i komunitetit valencian, me Los Che që kanë nevojë vetëm për 1 pikë në 3 javët e mbetura për të siguruar edhe matematikisht kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm. Në krahun tjetër Villareali kërkon të blindojë vendin e 6-të për të marrë pjesë direkt në fazën e grupeve të Europa  League sezonin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...