Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Juventusi përgatit rikthimin e Moratës, në lojë edhe Atletico Madrid

Nuk është më një hipotezë, Alvaro Morata mund të rikthehet tek Juventus. Sulmuesi i Chlesea, pas një sezoni të vështirë në Stamford Bridge është duke e shqyrtuar me kujdes opsinonin për tu larguar nga Londra, kjo edhe për arsye personale. Bardhezinjtë duket se e kanë gjetur dhe mënyrën për të bindur numrin një të Bluve të Londrës, Roman Abramovich.

Kampionët e Italisë kanë ndërmend të përdorin të njëjtin argumet siç bënë në rastin e Cuadrados. Beppe Marotta do të kërkojë ta marrë sulmuesin spanjoll në formë huazimi për tre vite dhe me detyrim blerje në shumën e 60 milionë eurove, pra pagesa do të kryhet në 36 muaj. Arritja e akordit do të bënte që sulmi i Juventusit të rritej shumë në aspektin cilësor duke formuar një treshe të frikshme me Higuain dhe Dybala. Por, situata nuk duket edhe aq komode për klubin italian, pasi Atletico Madridit po përgatitet të gjejë pasuesin e Griezmann i cili do të largohet nga Los Colchoneros në fund të sezonit. Ekipi i Simeones krahasin emrit të Edinson Cavanit po vëzhgon me kudjes dhe Moratën. Sidoqoftë Juventusi duket më i favorizuar kjo edhe për faktin sulmuesi spanjoll shpesh e ka shprehur hapur dëshirën për t’u rikthyer tek Juventusi.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...