Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Juventusi përmbys Lazion dhe mban gjallë shpresat për titull!

Juventusi i Andrea Pirlos mban gjallë shpresat për të mbrojtur titullin në Serie A, me një fitore 3-1 me përmbysje ndaj Lazios, një sukses që e ngushtoi diferencën e bardhezinjëve me Milanin e vendit të dytë në vetëm 1 pikë. Sfida e Allianz Stadium, u kthye në një malore për bardhezinjtë pasi Joaquin Correa kaloi në epërsi Lazion pas një gabimi të Chiesas me një kundërsulm vrastar në minutën e 14-të. Nga ky moment, loja mori një tjetër rrjedhë me Juventusin që ishte më kërkues dhe që gjeti golin e barazimit në minutën e 39-të. Në pjesën e dytë skena ishte e gjitha për Alvaro Moratën, që realizoi dy herë duke udhëhequr bardhezinjtë drejt suksesit. Kishte minuta në fraksionin e dytë edhe për Cristiano Ronaldon, me portugezin që gjithsesi nuk arriti të linte shenjë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...