Serie A

Juventusi refuzonte 60 milionë € dikur, do e humbasë me parametra zero!

Alex Sandro është një nga lojtarët e Juventusit që ndodhet në vitin e fundit të kontratës. Performancat e anësorit të djathtë brazilian, i cili numëron 37 ndeshje dhe 2 gola me pesë herë Kampionët e Botës, kanë ardhur në rënie.

Klubi italian refuzonte vite më parë oferta të rëndësishme në lidhje me 31-vjeçarin, si 60 milionë eurot e Chelsea (2017) dhe 50 milionë eurot e PSG-së një vit më vonë.

Alex Sandro është sot një tjetër futbollist dhe është kthyer në një problem për trajnerin Max Allegri, i cili i kërkoi klubit t’i sillnin një tjetër anësor të djathtë në merkaton e verës.

Drejtuesit e rekordmenëve të futbollit italian, kanë zgjedhur të mos nisin bisedimet e rinovimit me futbollistin latin, i cili pritet të mbyllë edicionin për t’u larguar me parametra zero në verën e ardhshme.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency