Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Juventusi rikthehet te kampionati, Allegri lë Ronaldon në shtëpi

Pas mrekullisë ndaj Atleticos së Madridit, Juventusi do të rikthehet të luajë në kampionat, këtë herë në transfertë ndaj Genoas. Bardhezinjtë janë vetëm 5 fitore larg titullit të 8 radhazi kampion, ndërsa Allergi në konferencën për shtyp, kërkoi që të mbyllen sa më shpejt llogaritë me kampionatin.

“Kemi bërë diçka madhështore, në një mbrëmje speciale, por tani duhet të rikthehemi në kampionat, për të mbyllur sa më shpejt llogaritë. Sa më shpejt të mbarojmë punë me kampionatin, aq më mirë do të kemi mundësi të racionalizojmë forcat në fazën finale të sezonit”, tha Allegri.

Pikërisht për të racionalizuar forcat, trajneri bardhezi ka vendosur të lërë pushim yllin portugez të skuadrës, Cristiano Ronaldon, i cili shënoi 3 golat ndaj Atleticos, që i dhanë Juventusit kualifikimin në çerekfinale.

“Ronaldo është në formë shumë të mirë, por pas mbrëmjes së të martës, mendova se do të ishte më mirë të pushonte, ndaj e lashë në shtëpi. Ka luajtur shumë këtë sezon, ndaj nuk dua ta ekspozoj ndaj ndonjë dëmtimi të mundshëm. Sa i përket hetimit nga UEFA, për mënyrën e festimin, jam i sigurt që nuk do ta pezullojnë”, deklaroi trajneri i Juventusit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...