Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Juventusi toleron Dybalan, sulmuesi takim me trajnerin dhe presidentin

Paola Dybala nuk do të gjobitet. Sulmuesi argjentinas në mënyrë demonstrative braktisi stolin e skuadrës në ndeshjen kundër Parmës, menjëherë pasi kuptoi se trajneri Allegri nuk do ta aktivizonte. Ky veprim nuk është pëlqyer nga ana e drejtuesve bardhezi, të cilët, sa u përket rregullave, tregohen striktë, por për këtë rast ata kanë bërë një përjashtim dhe kanë vendosur që ndaj Dybalas të mos ndërmerren masa administrative.

Sipas medieve italiane, këtë të martë do të ketë dhe një takim mes argjentinasit dhe trajnerit Allegri për të sqaruar gjithçka mes tyre. Numri një i stolit të bardhezinjve i pyetur për veprimin e sulmuesit nuk preferoi të bënte komente, duke u shprehur se nuk e kishte vënë re diçka të tillë, por, sigurisht, kur palët të takohen, diçka do të ketë për t’i thenë.

Jo vetëm Allegri, por edhe drejtuesit e tjerë të lartë do të kenë një takim me lojtarin, më konkretisht presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli. Në këtë moment delikat që po kalojnë kampionët në fuqi (u eliminuan nga Kupa e Italisë dhe më pas erdhi barazimi kundër Parmës) kërkohet që grupi i lojtarëve të jetë i bashkuar, në mënyrë që gjendja të normalizohet para takimit tepër të vështirë në Champions kundër Atletico Madridit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...