Merkato

Juvja do Zaniolon, Roma mund të dorëzohet vetëm për…

Juventusi hidhet në sulm për Nicolò Zaniolo, por Roma reziston. Sulmuesi i ri italian që fëmijë ëndërronte të vishte fanellën bardhezi, por tani ai nuk dëshiron të heqë dorë nga ngjyrat verdhekuqe.

Është fakt që Juvja ka qenë e interesuar për Zaniolon që nga vera e kaluar. Dhe është po aq e sigurt që të dyja shoqëritë do të flasin për shkëmbime të dobishme për të lehtësuar bilancin. Por Roma nuk ka ndërmend të sakrifikojë “xhevahirin” e saj, apo të riun tjetër të talentuar, Lorenzo Pellegrini.

Megjithatë, drejtuesit e Romës do të përpiqen deri në fund për të shmangur humbjet teknike që janë vendimtare për konkurrencën e ekipit.

Zaniolo është vetëm 21 vjeç, vjen nga një dëmtim i tmerrshëm dhe do të fitojë vlerë vetëm në muajt e ardhshëm. Për më tepër, kriza globale e shkaktuar nga pandemia ka provokuar një recesion logjik: uljen e të ardhurave për të gjitha klubet e sigurisht edhe rënien e çmimeve.

Sot Zaniolo mund të ndryshojë skuadër jo për më shumë se 40 milionë. Shifër kjo sa gjysma e asaj që Roma kërkoi vitin e kaluar. Dhe të mos harrojmë se 15% e vlerës së kartonit duhet të zbritet nga totali, i cili në rast të një shitjeje do t’i takojë Interit, sipas marrëveshjeve të përcaktuara në vitin 2018.

Me pak fjalë, ndarja midis Romës dhe Zaniolos mund të bëhet vetëm nëse Roma vihet në vështirësi serioze financiare, ose nëse oferta rritet në 60 milionë euro.

Juventusi do të ishte i gatshëm të përfshinte lojtarë jostrategjikë, si Bernardeschi, por Roma nuk është e interesuar për shkëmbime të nivelit të lartë. Bernardeschi fiton 4.5 milionë euro neto në sezon, që do të thotë se duhet të pranoje ulje të ndjeshme të pagës.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency