Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Juvja sfidon Spalin për fitoren e 13-të rresht, sytë nga dyshja Dybala-Higuain

Pas barazimit me Atalantën në Bergamo dhe humbjes në shtëpi me Lacion, ku si për ironi të fatit në të dy takimet portierët e përfaqësueses kuqezi Berisha dhe Strakosha hipnotizuan njëri pas tjetrit me radhë te pika e bardhë e 11-metërshit sulmuesin argjentinas Paulo Dybala trajneri Massimiliano Allegri premtoi përpara gazetarëve se për të parë Juventusin e vërtetë do të duhej të prisnin edhe pesë muaj. Në fakt ditët kanë kaluar shpejt dhe në prag të takimit me Spalin llogaritë e trajnerit toskan duket se janë bërë shkëlqyeshëm, pasi është pikërisht në muajin mars që kuptohet se deri ku mund të arrijë vërtet një skuadër. Bilanci është tepër i thjeshtë dhe duke lënë mënjanë tifozët më të tërbuar të Napolit që të gjithë e kuptojnë që “bardhezinjtë” e kanë “scudetto”-n në xhep për të shtatin sezon rresht, duke patur parasysh që edhe takimin e drejtpërdrejtë në kampionat “të kaltrit” e Sarrit do ta kenë pikërisht në Torino. Pas suksesit 2-0 në takimin e prapambetur të mesjavës me Atalantën “zonja e vjetër” fluturoi në plot 4 pikë avantazh kundrejt Napolit. Deri në fund të Serisë A nevojiten edhe 10 takime për t’u luajtur, por duket e paimagjinueshme që kampionët në fuqi të lëshojnë një avantazh të tillë, kur “bardhezinjtë” kanë fituar 20 nga 22 ndeshjet e luajtura në të gjithë kompeticionet. Përjashtim bëjnë vetëm dy barazimet në Piemont, me Interin dhe Tottenham-in, megjithatë gjatë kësaj periudhe duke lënë mënjanë shkëputjen në kampionat Juventusi ka siguruar finalen e Kupës së Italisë, si dhe një biletë luksi në Champions, ku zonja e vjetër” do të përballet sërish me kampionët në fuqi, në një përsëritje të finales së edicionit të kaluar me Realin e Madridit. Në orën 20:45 në Stadiumin Paolo Mazza të Ferrarës Allegri nuk do të ketë në dispozicion përvec dyshes Cuadrado – Bernardeschi gjithashtu as qendërmbrojtësin Medhi Benatia, sidoqoftë të tjerët dalin e teprojnë për të marrë 3 pikët e radhës ndaj një ekipi si Spal, që ndonëse ka grumbulluar 7 pikë në 3 ndeshjet e fundit dhe luan tepër i motivuar për të shmangur rikthimin në Serinë B, përpara pesë muajsh u shkatërrua 4-1 brenda në Torino. Më herët në orën 18:00 po në Serinë A do të përballen në Friuli Udineze me Sasuolon, gjithsesi të apasionuarit e futbollit italian do të kenë mundësi për të ndjekur gjithashtu edhe takimin e orës 15:00 në Serinë B Virtus Entella – Parma.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Bundesliga

Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman po e refuzojnë radhazi disa emra dhe pas Xabi...