Leandro Paredes do të kthehet në klubin francez të PSG në fund të sezonit. Juventusi duket se nuk do ta blejë kartonin e argjentinasit pas një sezoni larg pritshmërive.
Megjithatë, ka klube që kërkojnë shërbimet e futbollistit. Mediet argjentinase raportojnë se Chelsea dhe Atletico e Madridit janë ndër klubet evropiane që po shohin me vëmendje në këtë merkato lojtarin kampion bote me kombëtaren latin0-amerikane dhe gjithashtu kanë vënë kontakte me përfaqësuesin e 28-vjeçarit.
Lexo edhe:
- Bayern kthehet nga City, kërkon sulmuesin kampion bote
- PSG mendon seriozisht për Hernandez, nisin kontaktet e para
- Mesfushori i Wolves refuzon Arsenal-in, pret vetëm ofertën e Barcelonës
- Dikur titullarë, sot të padëshiruar, Marseille nxjerr në merkato dy lojtarë
Kalimi në “Stamford Bridge” ka gjasa të ndodhë, pasi trajneri i ri i Chelsea-t, Mauricio Pochettino, e ka pasur në organikë Paredesin gjatë kohës që ishte në Paris.
