Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Ka 13 të infektuar, Alkmaari zbarkon në Napoli, në listë djali i legjendës …

Pavarësisht se 13 lojtarë të AZ Alkmaarit rezultuan pozitivë me Koronavirus, skuadra holandeze ka fluturuar drejt Napoli, teksa ka zbarkuar në aeroportin “Capodichino”. Nesër do të luajë kundër skuadrës së Gennaro Gattusos, ndeshje e vlefshme për fazën së grupeve të Europa League-s.

Para se të nisej për në Napoli, trajneri i Az Alkmaarit, Arne Slot, bëri të njohur ​​listën e lojtarëve të thirrur për takimin e nesërm, në  orën 18.55, në “San Paolo”. Mes emrave të ekipit holandez është edhe një që nuk mund të kalonte pa rënë në sy: Maxim Gullit. Po, është djali i ish-“yllit” të Milanit, Ruud Gullit. Mbrojtësi i lindur në vitin 2001, i cili ka koleksionuar 77 paraqitje mes U-17, U-19 dhe U-21 të Alkmaarit, pret momentin e tij për të bërë debutimin në ekipin e parë. Mbase kjo do të ndodhë në “San Paolo”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...