Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

“Ka ADN-në e Bayernit”, Musiala: Ai tërbohet edhe kur humbet në stërvitje!

Jamal Musiala mbylli një sezon fantastik në rrafshin personal. Talenti gjerman shkëlqeu me Bayern Munchen, madje ishte ai që i dhuroi titullin e 11-të radhazi me eurogolin e realizuar në minutën e fundit në suksesin 1-2 përballë Kolnit.

20-vjeçari realizoi 16 gola në të gjithë kompeticionet, teksa dhuroi edhe po kaq asiste për shokët e skuadrës. Mesfushori i avancuar ka folur në lidhje me zërat e largimit të Joshua Kimmich nga Bayerni.

Lexo edhe:

Nuk kam parë lojtar më të uritur sesa Joshua. Ai trishtohet edhe kur humbet në stërvitje. Ka një uri të madhe, ndonjëherë më tepër seç duhet, por të gjithë e admirojnë mentalitetin e tij.

Joshua është një model për lojtarët e tjerë. Ai ka ADN-në e Bayernit. Sigurisht që nuk arrij ta imagjinoj largimin e tij”, deklaroi Musiala për mesfushorin dhe yllin e skuadrës së Tuchel.

28-vjeçari është pjesë e rekordmenëve gjermanë prej verës së vitit 2015 kur u transferua nga Stuttgart. Drejtuesit e Bayernit firmosnin me Kimmich për shumën e 8.5 milionë eurove.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...