Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Ka agjentë të vështirë”, Laporta: E duam të gjithë, prandaj na bëjnë presion

Gjatë prononcimit për Mundo Deportivo, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, u ndal edhe te situata e Ousmane Dembele.

Sulmuesi anësor, ka edhe një vit kontratë me kampionët e Spanjës. Ndërkohë që e do PSG me kërkesë të trajnerit Luis Enrique.

Por, katalanasit nuk duan ta humbasin dhe po insistojnë për të firmosur një kontratë të re me sulmuesin e djathtë.

Ai ka menaxherë të vështirë, nuk është e thjeshtë të negociosh me ta. Jemi në bisedime për rinovimin e kontratës, shpresojmë të zgjidhet sa më shpejt kjo çështje.

Por, unë jam i mendimit se do të zgjasë deri në fund arritja e marrëveshjes për firmosjen e kontratës së re.

Lexo edhe: 

Xavi është i lumtur me Dembele, edhe unë jam. Ai është një futbollist që e duan të gjithë. Jam një fans i madh i tij.

Këtë e dinë edhe agjentët e francezit. Ky është shkaku pse po na bëjnë presion, por ne nuk do e humbasim logjikën.

Duhet të ruash qetësinë në këto lloj operacionesh”, u shpreh kreu i klubit katalanas. 26-vjeçari luan në “Camp Nou” prej vitit 2017. Kur u transferua nga Dortmundi për 135 milionë euro.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...