Futboll

Ka fituar thuajse gjithçka në karrierë, legjenda e Spanjës tërhiqet nga futbolli

Fernando Torres vendos të varë këpucët në gozhdë. Sulmuesi 35-vjeçar spanjoll, që nga vera e vitit të kaluar është pjesë e skuadrës japoneze, Sagan Tosu, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale njoftoi që ka ardhur momenti të tërhiqet nga futbolli.

“Duhet t’ju them diçka të rëndësishme. Pas 18 vitesh plot emocione, ka ardhur momenti për t’u dhënë fund karrierës sime si futbollist. Të dielën e ardhshme do të shpjegoj gjithçka të gjitha detajet në një konferencë për shtyp, në Tokyo.”

Torres ka veshur fanellat e disa skuadrave shumë të rëndësishme në Europë, duke fituar gjithçka në karrierën e tij. Spikati fillimisht në radhët e Atleticos së Madridit, por vetëm në eksperiencën e dytë me “Los Colchoneros” shkoi në finale të Championsit (2016) dhe fitoi Europa League-n (2018).

Në vitet 2007-2011 luajti me Liverpoolin, për t’u transferuar më pas te blutë e Londrës. Të Chelsea fitoi Championsin (2012), Europa League-n (2013) dhe FA Cup (2012). Pasi e mbylli me skuadrën londineze, provoi, pa shumë sukses, një eksperiencë me Milanin në Serinë A.

Fernando Torres i përket atij brezi të artë të përfaqësueses së Spanjës, që triumfoi në 2 Europianë (2008 dhe 2012) dhe një Botëror (2010).

 

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency