Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ka idhull sulmuesin e Kukësit, i riu nga Bergamo merr dhuratë bluzën e verilindorëve

Është më se normale që të rinjtë shqiptarë të kenë idhuj futbollistë që luajnë në kampionatin italian të futbollit, por përbën habi dhe lajm kur idhulli i një 17-vjeçari italian luan në Kategorinë Superiore me skuadrën e Kukësit.

Bëhet fjalë për djaloshin nga Bergamo, Marco Benzoni, i cili aktualisht është duke luftuar me koronavirusin, ndërsa në sportin më të ndjekur në botë ka idhull sulmuesin e verilindorëve Godberg Barry Cooper.

Ky i fundit i ka dhuruar 17-vjeçarit italian fanellën që vesh te skuadra e Kukësit, ndërsa historinë e tregon vetë klubi verilindor nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare në Facebook, ku nuk mungojnë as urimet për një shërim të shpejtë të djaloshit nga Bergamo.

F.K Kukësi Albania

Futbolli është më shumë se një lojë. Së bashku mund t’ia dalim ne kë… të kohë të vështirë! E gjithë bota po përballet me një situatë të vështirë dhe jo të zakonshme. COVID19 ka zënë vend dhe ka bërë që të gjithë të kujdesen për të ruajtur distancim social dhe fizik nga njëri-tjetri.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...