Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosovë

Ka luajtur me Shqipërinë dhe Kosovën, merr detyrën e re te Prishtina

Besart Berisha e mbylli me futbollin aktiv në dhjetorin e vitit 2021. Ish-sulmuesi i njohur dardan, ka vendosur të nisë karrierën si trajner.

Dhe është bërë pjesë e Prishtinës, rekordmenëve të futbollit kosovar, klub ku edhe përfundoi karrierën si futbollist.

38-vjeçari i është bashkuar trajneri Egbo në stafin teknik të Prishtinës, siç njofton klubi kryeqytetas në faqen zyrtare.

Lexo edhe:

Pas përfundimit të karrierës profesionale, Besart Berisha ka vendosur që të filloj zejën si trajner i ri te klubi ynë, për çka FC Prishtina uron që në të ardhmen të kemi sukses së bashku”.

Gjatë karrierës si futbollist, Berisha ka luajtur në Gjermani, Danimarkë, Angli, Norvegji, Australi dhe Japoni.

Me kombëtaren shqiptare zhvilloi 17 ndeshje (1 gol), ndërkohë që në marsin e vitit 2017 debutoi me përfaqësuesen e Kosovës.

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....