Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ka luajtur në Serinë A dhe La Liga, pranon hapur homoseksualitetin e tij

Jakub Jankto, futbollisti në pronësi Getafes, i cili është i huazuar te Sparta e Pragës, ka bërë publike këtë të hënë se është homoseksual. Me një video emocionuese mesfushori çek u ka komunikuar të gjithë ndjekësve: “Jam homoseksual dhe nuk dua të fshihem më”.

Futbollisti sezonin e kaluar ka luajtur për Getafen, klub që ka të drejtat e tij sportive. Tashmë pjesë e skuadrës çeke, ka vendosur të pranojë publikisht homoseksualitetin e tij.

“Si gjithë të tjerët, edhe unë kam pikat e mia të forta, kam dobësitë e mia, kam familjen, kam miqtë e mi, kam një punë që prej vitesh e bëj maksimalisht, me seriozitet, profesionalizëm dhe pasion.

Si gjithë të tjerët, edhe unë dua ta jetoj jetën time në liri, pa frikë, pa paragjykime, pa dhunë, por dashuri. Unë jam homoseksual dhe nuk dua të fshihem më”, – tha Jakub Jankto në një video të postuar në rrjetet sociale.

Mesazhi i Janktos, i qartë dhe i drejtpërdrejtë, është nga një person i lirë, që dëshiron të bëjë një hap përpara në një botë të futbolli ku deri më tani shumë pak kanë thyer heshtjen për këtë çështje.

Edhe pse lojtari çek nuk është futbollisti i parë që e bën publik homoseksualitetin e tij, ai është i pari që ka luajtur në La Liga.

Pa dyshim që hapi përpara i Jakub Jankto është një gjest i guximshëm, për t’u duartrokitur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jakub Jankto (@jakubjanktojr)

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...