Connect with us

Hi, what are you looking for?

Spanjë

Ka marrëveshje me Isco-n, por së pari Real Betis duhet të plotësojë këtë kusht

Isco do të kalojë te Real Betis në fund të këtij sezoni, me klubin Andalusian që dëshiron të marrë mesfushorin e Real Madrid me parametra zero. Mediet spanjolle raportojnë se mes palëve ka një marrëveshje dhe pritet momenti që lojtari ta mbyllë me “Los Blancos” që të bashkohet me ekipin e tij të ri.

Megjithatë 30-vjeçari do të bashkohet me Betis vetëm në rast se klubi do të siguronte kualifikimin në Champions League, që do t’i lejonte kampionët e Kupës së Mbretit që të kenë mundësinë për të paguar rrogën e Iscos, e cila aktualisht është 12 milionë euro në vit dhe që do të bëhej lojtari më i paguar në historinë e këtij klubi.

Spanjolli është pjesë e Realit që nga vera e 2013-ës, ndërsa këtë sezon nuk ka gjetur hapësirë dhe minutazh të mjaftueshëm  ndaj dhe largimi në verë është i pashmangshëm, plus faktit që nuk është as në planet e trajnerit Carlo Ancelotti.

Lajme të tjera

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...

Bundesliga

Julian Nagelsmann mund të rikthehet te Bajerni i Mynihut. Trajneri aktual i Gjermanisë ka kontratë me Federatën deri në korrik, kur do të vlerësohet...