Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ka mbetur i bllokuar në Napoli, por restoranti i tij shpërndan ushqime

Sulmuesi i Napolit, Arkadiusz Milik, ka vënë në dispozicion restorantin e tij në qytetin e lindjes, Katowice, për të gatuar, paketuar dhe dërguar ushqime në spitalet e qytetin gjatë pandemisë së Koronavirusit.

Ndërkombëtari polak ka mbetur në Napoli, si shumë futbollistë të tjerë, që nuk kanë mundur të khehen pranë familjeve të tyre për shkak të bollokimit të fluturimeve.

Pavarësisht se nuk ishte në gjendje të kthehej në qytetin ku ai u rrit, Milik po e përdor restorantin e tij, “Food and Ball”, për të mbështetur ata që janë në vijat e para të luftës ndaj COVID-19, duke gatuar dhe dërguar ushqime në institucionet e kujdesit shëndetësor.

“Përkundër faktit që restoranti është mbyllur, jemi shumë të lumtur që mund të ndihmojmë disi! Ju inkurajojmë të bëni të njëjtën gjë! E mira kthehet mbrapsht. Ne besojmë se do të kthehet te secili prej nesh”, shkruante sulmuesi në postimin e tij në Instagram.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...