Organi i gjyqtarëve PGMOL (Professional Game Match Officials Limite) ka pranuar se vendimi për të anuluar golin e Luis Diaz në humbjen 2-1 të Liverpool-it ndaj Tottenham Hotspur ishte “një gabim i rëndësishëm njerëzor”.
Kur rezultati ishte ende 0-0 dhe Liverpooli me një lojtar më pak, goli i Diazit u anulua nga një vendim jashtëzakonisht i shpejtë i VAR-it, por çuditërisht, nuk u shfaq vija grafike që do të vërtetonte pozicionin e parregullt.
“PGMOL pranon se ka ndodhur një gabim i rëndësishëm njerëzor”, thuhet në deklaratë. “PGMOL do të kryejë hetim të plotë.”
Lexo edhe:
- VIDEO/ “Ujqërit” i shkaktojnë humbjen e parë Cityt, bie edhe United! Arsenal nuk fal në transfertë
- “Në verë refuzova ofertën më të çmendur”, Mourinho: Nuk jam unë problemi i Romës
- VIDEO/ Et’hemi gjen rrugën e rrjetës në Turqi, sulmuesi shqiptar realizon golin e parë sezonal
- “Nuk jam dakord me Piolin”, Allegri në telashe para Atalantës: Mungojnë dy sulmuesit!
Goli i Luiz Diaz u anulua për pozicion jashtë loje nga trupa e gjyqtarëve të ndeshjes në fushë. Ky ishte një gabim faktik i qartë dhe i dukshëm dhe duhej të rezultonte në dhënien e golit përmes ndërhyrjes së VAR-it, megjithatë VAR nuk arriti të ndërhynte.
Duke folur pas ndeshjes, Jurgen Klopp tha se humbja e skuadrës së tij erdhi në “rrethanat më të padrejta” dhe me “vendime të çmendura”.
Për golin e anuluar të Diazit, Klopp tha: “Nuk është pozicion jashtë loje, duket qartë. Topi është mes këmbëve të Salah, ata e tërhoqën vijën gabim dhe nuk e gjykuan momentin kur Mo e kaloi topin drejt”.
