Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Ka një arsye pse zgjodhi numrin 22 në fanellë, Di Maria bëhet “nostalgjik”

Angel Di Maria është zyrtarizuar tek Juventus duke nënshkruar një kontratë njëvjeçare (5.5 milionë euro rrogë) me bardhezinjtë teksa vjen me parametër zero pasi përfundoi eksperiencën me PSG. Edhe pse është tashmë në moshën 34-vjeçare, pritshmëritë për sulmuesin anësor janë të larta, madje në mbërritjen e tij në Torino, fansat e Zonjës së Vjetër i kërkuan trofeun e Champions League.

Dhe, në fakt, Di Maria duket se ka të njëjtin objektiv me tifozët e Juventus duke qenë se së fundmi ka shpjeguar arsyen se pse zgjodhi numrin 22 në fanellë. Di Maria thekson se ky numër i sjell fat pasi pikërisht me numrin 22 në shpinë fitoi Champions League me Real Madrid.

“Zgjodha numrin 22 sepse e kam mbajtur edhe te Real Madrid dhe më kujton menjëherë suksesin në Champions League. Unë e di që edhe Juventus kërkon me ngulm triumfin në Europë, ndaj mendova për këtë zgjedhje”, u shpreh Di Maria.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...