Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Ka njohuri të jashtëzakonshme”, Guardiola humbet krahun e djathtë!

Pep Guardiola do ta nisë sezonin e ri pa krahun e tij të djathtë, Juanma Lillo. Ky i fundit prej dy vitesh ishte ndihmësi i parë i teknikut spanjoll te Manchester City, mirëpo së fundmi është “joshur” nga ideja për të nisur një karrierë të tijën si trajner i parë.

Në këtë formë, 56-vjeçari ka pranuar ofertën e klubit nga Katari, AL-Sadd të cilët në të kaluarën ishin nën udhëheqjen e Xavi Hernandez. Megjithatë,  në krye kanë gjetur sërish një spanjoll teksa Lillo ka një eksperiencë të madhe në karrierën e tij pasi në të kaluarën ka drejtuar klube si Almeria, Real Sociedad apo Vissel Kobe në Japoni.

Sakaq, tekniku i ri i AL-Sadd ka pasur gjithnjë admirimin e Pep Guardiolës i cili është shprehur se Lillo ka njohuri të jashtëzakonshme dhe se në një ndeshje futbolli arrin të shohë atë që tjerët nuk mund ta kuptojnë. Por, Guardiolës tashmë i “lind” detyra të kërkojë për një tjetër ndihmës, ndërsa Lillo udhëton për në Katar për të pasuar në stolin e Al-Sadd, Javi Gracia.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...