Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

“Ka rëndësi të mos ma shohin fytyrën”, Van Gaal jep urdhër: E diela pushim, ekipi e meriton

Holanda fitoi 3-1 ndaj SHBA dhe u bë Kombëtarja e parë që siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Botërorit Katar 2022. Trajneri i skuadrës tulipane, Louis Van Gaal vlerësoi djemtë e tij për fitoren dhe sidomos për golat e shënuar.

Plani ynë ishte të krijonim hapësira ​​dhe gjithçka funksionoi mirë. Ne shënuam një gol më të bukur se tjetri, tre golat ishin fantastikë. Në të tretin, mbrojtësi i majtë i shërbeu mbrojtësit të djathtë, e jashtëzakonshme!”

“Gjenerali” holandez e di mirë se Holanda duhet të bëjë më shumë për të mbërritur te trofeu. “Ende nuk jemi mirë në qarkullimin e topit. Kur kundërshtari ka topin ne bëjmë gjithçka siç duhet, por ka raste kur e humbasim lehtësisht.

 

Duhet të përmirësohemi në këtë aspekt, përndryshe ta harrojmë se do të bëhemi kampionë bote. Kjo është ajo që duam të arrijmë, apo jo? Do u jap një ditë pushim djemve, e kanë të nevojshme të mos më shohin fare për një ditë.

Kjo është diçka e mirë, pasi ata lodhen pak me mua”, deklaroi trajneri i Holandës, që pret fituesin e çiftit Argjentinë-Australi në çerekfinalet e Kupës së Botës.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...