Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Ka shkëlqyer gjatë dy sezoneve të fundit, Atalanta blen mesfushorin nga Chelsea

Pas dy sezonesh në huazim, Atalanta kaq vendosur të ushtrojë të drejtën e blerjes përfundimtare të mesfushorit kroat Mario Pasalic, duke paguar në arkat e Chelseat shifrën e 15 milionë eurove.

Futbollisti 25-vjeçar erdhi në Bergamo në verën e 2018-ës me formulën e huazimit dy vjeçar me të drejtë blerjeje për shifrën e 15 milionë eurove, ndërsa në këto dy sezone ka koleksionuar 75 ndeshje me Atalantën, gjatë të cilave ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë 13 asiste.

Paraqitjet e një niveli mjaft të lartë kanë shtyrë bergamaskët që të mos vënë në dyshim blerjen përfundimtare të tij, ndërsa lajmi është dhënë nga vetë klubi zikaltër nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare pasditen e sotme.

“Gjatë këtyre dy viteve Mario ka dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm në arritjen e objektivave të klubit, siç janë kualifikimi në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar dhe arritja deri në çerekfinale në sezonin aktual”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Atalantës.

Edhe vetë mesfushori kroat nuk e ka fshehur kënaqësinë që tani do të jetë plotësisht pjesë e zikaltërve, ndërsa duke falënderuar drejtuesit për besimin dhe investimin, ka premtuar se është gati të kontribuojë për t’i kthyer buzëqeshjen popullit të Bergamos, qytetit më të prekur nga Covid-19.

“Jam shumë i lumtur, pasi që kur kam ardhur këtu, kam parë që Bergamo e Atalanta janë shumë speciale. Falënderoj shoqërinë për besimin, pasi në këtë kohë nuk është e lehtë të investosh për blerje futbollistësh. Është hera e parë për mua që rri në një skuadër për më shumë se një sezon dhe tani e kemi obligim që t’i rikthejmë buzëqeshjen popullit të Bergamos. Duam të shkojmë sa më lart si në kampionat, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve”, u shpreh Pasalic.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...