Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

“Ka të ardhme te Chelsea”, ish-ylli i Anglisë: Shpejt Broja do jetë golashënuesi i Premier League

Ish-ylli i kombëtares angleze, tashmë ekspert në “Sky Sports”, Paul Merson ka folur me superlativa për sulmuesin “kuqezi”, Armando Brojën.

Merson ka theksuar se sipas tij Broja ka një të ardhme të ndritur te Chelsea. Sipas ish-sulmuesit anglez, 20-vjeçari shqiptar, që aktualisht është i huazuar te Southampton, ka një super formë që tregon se ai mund të shënojë shumë gola në Premier League.

“Armando Broja është një lojtar që me të vërtetë më ka rënë në sy këtë sezon dhe unë besoj se ai ka një të ardhme në Chelsea, ai është i madh, është i fortë, është i shpejtë dhe ka një formë që mund ta bëjë të shënojë gola vazhdimisht në nivelin më të lartë.”-theksoi Merson.

Lojtari i kombëtares shqiptare është bërë një emër shumë i rëndësishëm i ekipit të trajnerit Hasenhuttl dhe me punë ka fituar rolin e titullarit të padiskutueshëm te “Saints”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...