Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Ka thyer rekord te Liverpooli, 26-vjeçari shet sot pula të skuqura

Jeta e Jerome Sinclair ka marrë një drejtim që askush nuk mund ta parashikonte një dekadë më parë. “Unë jam lojtari më i ri në historinë e Liverpoolit, por 10 vjet më vonë kam një dyqan “Fried Chicken” në Birmingham, pasi më largoi klubi i fundit”, është deklarata e 26-vjeçarit për “The Sun”.

Debutimi historik i Jerome Sinclair te Liverpooli në vitin 2012

Sinclair, tani 26 vjeç dhe që dikur krahasohej me Raheem Sterling, debutoi te Liverpooli në moshën 16 vjeç e 6 ditë më 26 shtator 2012 në fitore 2-1 të League Cup kundër West Bromëich Albion. Atë ditë, Jerome Sinclair theu rekordin e Jack Robinson si futbollisti më i ri që luante për Liverpoolin.

Karriera e çrregullt e Jerome Sinclair

Pas atij debutimi, sulmuesi i ri nga Birminghamo vijoi te moshat e “The Reds”, por në vitet në vijim luajti vetëm 5 ndeshje me ekipin e parë të Liverpoolit, më pas u huazua.

Goli i vetëm i Sinclair me Liverpoolin u shënua në sezonin 2015-2016, në FA Cup, kundër Exeter, nën urdhrat e Jurgen Klopp.

Atij iu desh të priste deri në mars të vitit 2015 për të bërë debutimin në Premier League gjatë periudhës së huazimit tek Wigan Athletic.

Në vitin 2016, Jerome Sinclair nënshkroi për Watfordin, një skuadër me të cilën luajti 12 ndeshje. Ai u huazua me radhë tek Ëigan Athletic, Birmingham City, Sunderland, Oxford United, VVV-Venlo dhe CSKA Sofia.

Pas përvojës së tij te CSKA të Sofjes dhe pas një viti pa luajtur për asnjë ekip, Sinclair u rikthye për t’u stërvitur me Oxford United, por karriera e tij si futbollist profesionist praktikisht kishte përfunduar pas një sërë lëndimesh dhe vendimesh të këqija.

Në korrik 2022, Jerome Sinclair u bë pronar i një dege në Birmingham të zinxhirit të dyqaneve të pulave të skuqura Morley’s.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...