Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kaçe, e ardhmja në duart e Savvidis

E ardhmja e Ergys Kaçes është në duart e presidentit të PAOK-ut, Ivan Savvidis. Mediat e vendit fqinj bëjnë me dije se numri 1 i klubit nga Selaniku ka kërkuar kohë për t’i dhënë Panathinaikosit një përgjigje përfundimtare.

Klubi nga Athina, që nuk po kalon një moment pozitiv në aspektin financiar, kërkon me ngulm mesfushorin shqiptar, të cilit i ka premtuar edhe një vend titullari. Marrëveshja me djaloshin nga Korça është arritur brenda një kohe të shkurtër, pasi vetë Kaçe ka dhënë “ok” për transferimin dhe topi kalon në këmbët e presidentit të PAOK-ut, klub me të cilin lojtari ka një kontratë afatgjatë.

Gjithsesi, kjo çështje vazhdon të mbetet peng i dy emrave të tjerë, mbrojtësve Giannis Mystakidis dhe Dimitris Konstantinidis. Panathinaikos i kërkon të 3 lojtarët që në merkaton e dimrit, për të forcuar sa më shumë mbrojtjen, por Konstantinidis synon të përfundojë kontratën që ka me PAOK-un, për të nisur aventurën e re.

Bisedimet gjatë orëve të fundit janë intensifikuar dhe mesfushori shqiptar vazhdon të mbetet në udhëkryq deri në një përgjigje përfundimtare nga Savvidis. Në rast të një refuzimi të mundshëm nga numri 1 i klubit nga Selaniku, atëherë prania e lojtarit korçar në radhët e Kombëtares Shqiptare do të ishte pothuajse e pamundur, pasi ai po gjen përherë e më pak hapësira te PAOK.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...