Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kaçe e Balliu largohen nga skuadrat përkatëse

Ivan Balliu mbyll aventurën e tij tek Metz. Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare përmes një postimi në Twiter ka zyrtarizuar fundin e aventurës së tij në Francë.

Në postimin e tij Balliu shprehet se pas plot 4 vitesh tek Metz, ka ardhur koha për t’i dhënë lamtumirën skuadrës. Gjithashtu mbrojtësi falënderon tifozët e skuadrës për mbështetjen e dhënë, teksa shton se tashmë ka ardhur koha për të provuar një aventure të re.

Ivan Balliu e ka nisur karrierën tek akademia e Barcelonës, ndërsa në radhët e Metz ai u transferua në vitin 2015. Në total me këtë skuadër ai regjistron 98 paraqitje dhe vetëm 1 gol të shënuar.

Ndërsa pjesë e kombëtares kuqezi Balliu është bërë në vitin 2017. Merkato verore është ende larg dhe nuk dihen destinacionet ose skuadrat që janë të interesuar për 27-vjeçarin, por gjithsesi shumë shpejt do të mësohet dhe e ardhmja e tij.

Një tjetër kuqezi i jep lamtumirën skuadrës dhe bëhet fjalë për Ergys Kaçen, i cili mbyll kështu aventurën e tij me Panathinaikosin. Vetë Kaçe përmes një postimi në Instagram e konfirmon një gjë të tillë, teksa falënderon klubin dhe tifozët për mbështetjen e dhënë. Mesfushori kuqezi luajti 30 ndeshje me fanellën e Panathinaikos dhe ka mundur të shënojë 2 gola.

Lajme të tjera

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...