Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kaçe qëndron në Greqi, shumë pranë Panathinaikosit

Ergys Kaçe me destinacion Athinën. Mesfushori shqiptar i PAOK-ut që nuk po gjen më hapësira në radhët e suadrës nga Selaniku, ka marrë një ofertë nga skuadra e Panathinaikos. Në fakt, dy klubet kanë nisur bisedimet prej kohësh për transferimin e brazilianit Rodrigo Molento në Athinë, por gjatë ditëve të fundit në paketën e plotë të transferimeve është propozuar edhe lojtari kuqezi që e ka pranuar menjëherë ofertën por edhe Dimitris Konstantinidis. Aktualisht, topi është në këmbët e brazilianit i cili duhet të thotë “po” për të kompletuar transferimi e tre lojtarëve të PAOK-ut në radhët e skuadrës së gjelbër. Për momentin palët po diskutojnë mundësinë kartonët e të tre lojtarëve të ndahen në mënyrë të barabartë me nga 50 %. Gjithsesi, nuk përjashthet mundësia që transferimi i Kaçes të bëhet i plotë në radhët e Panathinaikos nëse klubi kryeqytetas derdh 800 mijë Euro për të tre emrat e sipërpërmendur. Gjithsesi, edhe në rast se operacioni për brazilianin Molento nuk mbyllet, Kaçe me shumë mundësi do të zhvendoset në Athinë për të nisur një kapitull të ri në karrierën e tij. Gjatë muajve të fundit, zërat për largimin e tij nga PAOK-u janë shtuar pasi mesfushori shqiptar nuk është prej kohësh në planet e klubit dhe një destinacion i ri do ta ndihmonte lojtarin të rihynte fuqishëm në orbitën e Kombëtares Shqiptare.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...