Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Kadewere vjen nga stoli dhe shënon dy herë duke i dhënë fitoren Lyonit

Lyon u rikthye te fitorja në kampionatin francez, pasi mposhti jo pa vështirësi St. Ettiene me rezultatin 2-1 dhe u ngjit përkohësisht në vendin e 5-të me 17 pikë të grumbulluara.

Në “Olympique Parc” të Lyonit, miqtë kaluan të parët në avantazh pas një autogoli të Lopes, ndërsa Lyon përmbysi rezultatin në pjesën e dytë me dy gola të shënuar nga sulmuesi 24-vjeçar Tino Kadewere.

Nga ana tjetër St. Ettiene pati një mundësi të artë për të shmangur humbjen, pasi fitoi një penallti në minutën e fundit të ndeshjes, por Bouanga gjuajti keq dhe dërgoi topin jashtë kuadratit të portës.

Më herët Monaco triumfoi 1-2 në transfertën ndaj Nice, ndërsa Angers mposhti me rezultatin e thellë 1-5 Nimes.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...