Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kadia në “Sport Time”: Deklarata e Ramës kthim pas, ja çfarë u vendos në mbledhje

Në emisionin “Sport Time”, të moderatores Leila Kraja, tema e ditës ishte konflikti mes Ligës Profesioniste të Futbollit dhe qeverisë, që ka çuar në bojkotin e kampionateve. Sot, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se nuk mund të kërcënohej me bojkot. Pas mbledhjes së Ligës Profesioniste, ku u ra dakord për vijimin e bojkotit, por njëkohësisht edhe të bisedimeve me negociatorin e qeverisë, Fidel Ylli, sekretari i përgjithshëm i LFP-së, Dritan Kadia, për “Sport Time” u shpreh:

“Sapo u njoha me deklaratën e kryeministrit Rama, nuk ishte ajo që prisja. Për mua është kthim pas. Anëtarët e Ligës Profesionistet u mblodhën sot dhe diskutuan në lidhje me çështjen organizative dhe vijimin e bojkotit. Gjatë diskutimeve u ra dakord për hapet e mëtejshme, në varësi të reagimit. Do të intensifikohen kontaktet me negociatorin e qeverisë. 

Jemi në një situatë ku topi ka ngecura, ka ngecur keq në baltë. Kushtet e lojës janë të këqija dhe ajo nuk mund të bëhet në këto kushte. Bojkotin nuk e duam, por kjo është diçka demokratike për të kërkuar realizimin e kërkesave. Mbledhja e radhës do të jetë shumë shpejt pas deklaratës së kryeministrit. Me këtë dalje të kryeministrit qëndrimi ndryshon dhe do të ketë një mbledhje tjetër për t’u vendosur.”

I pyetur nga kryeredaktori i “Panorama Sport”, Jetmir Halilaj, nëse mbante përgjegjësi Liga për faktin se bojkoti po penalizon fëmijët, Kadia u përgjigj:

“Dëmi praktikisht do të jetë shumë i madh. Ata që e pësojnë më shumë nga të gjithë janë futbollistët. Për dëmin te të rinjtë, nuk mund të flas dot unë. Praktikisht kjo po bëhet edhe për ata fëmijë që kanë nisur rrugën e futbollit. Qeveria ka futur pjesën e akademive në programin e vet, pra diçka është bërë, por pjesa tjetër ishte përjashtuese. Vendimi u takon presidentëve. Mes presidentëve u diskutua. Mund ta bësh ligjin e sportit si Kosova ose si ndonjë vend tjetër. Mendimi ishte që të bëhej më i thjeshtë dhe propozimi i është i drejtë. Presidentët në unison miratuan kërkesat”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...