Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kafu në telashe prej borxheve, i konfiskohen pasuritë

Ish-kapiteni i “Seleçaos”, kampion bote në vitit 2002, në krizë të thellë ekonomike. Bëhet fjalë për një emër të madh të historisë së futbollit, që konsiderohet madje edhe si më i miri në krahut të djathtë, Marcos Evangelista de Morais, i njohur nga të gjithë me emrin e shkurtër Kafu.

Mësohet se 49-vjeçari ka humbur me vendim gjykate 5 prona për shkak të borxheve. Pamundësia për të shlyer kreditë dhe borxhet e marra nga “Capi Penta International Player”, një shoqëri menaxherësh të sportistëve, që i përket 49-vjeçarit dhe bashkëshortes së tij, ka çuar në konfiskimin e 15 pronave të tjera të çiftit.

“Është problemi im personal. Mund të jap pronat e mia të paluajtshme, makinën time, shtëpinë time, mund të jap atë që dua për të paguar borxhet,” – ka deklaruar Kafu, i cili është përzgjedhur ambasador i Brazilit për Botërorin e vitit 2022, që do të zhvillohet në Qatar.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...