Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Kahn: Dominimi i Bayernit nuk i bën mirë Bundesligës

Oliver Kahn rikthehet të flasë për futbollin. Sigurisht tema kryesore e bisedës ishte Bayerni i tij, por dhe problemet që po has kampionati gjerman. Kahn u shpreh se ka besim tek tranjeri i bavarezëve, Niko Kovac.

“Sigurisht që ka njerëz të cilët mendojnë se ky do të jetë një sezon i keq për Bayernin. Unë nuk mendoj aspak kështu, por krejtësisht të kundërtën. Ata kanë disa lojtarë të acaruar në skuadër si Robert Lewandowski apo grupi që luan me Kombëtaren gjermane. Besoj se kjo do t’i motivojë më shumë. E kombinimi i kësaj gjëje me trajnerin Niko Kovac, që kërkon disiplinë dhe rregull në ekip, do ta çojë Bayernin sërish në fitimin e Bundesligës”.

Por Kahn pranoi se dominimi i Bayernit i bën shumë dëm ekipeve të tjera në Bundesligë. Fakti që kampionët e Gjermanisë e kanë fituar titullin për 6 herë rresht do të thotë se fitimi i këtij trofeu të jetë kushti minimal për një sezon të mirë.

“Për një lojtar nuk është aq emocionuese të shkojë tek Bayerni, sepse fitimi i kampionatit shihet si një objektiv minimal. Natyrisht, në Bundesligë mund të fitosh shumë para, por nuk ka të njëjtën shikueshmëri si liga spanjolle apo ajo angleze. Edhe kampionati italian po e merr veten pak nga pak. Duhet që ekipet në Gjermani ta kuptojnë se dominimi i Bayern nuk është gjëja më e mirë për ligën.”

Kahn konsiderohet një legjendë e gjallë e Bayernit dhe Kombëtares gjermane. Në karrierën e tij ish-portieri i bavarezëve ka fituar 8 herë Bundesligën, 1 herë Uefa Champions League dhe është shpallur kampion Evrope me Gjermaninë në vitin 1996.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...