Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Kahn kritikon Neuer: Zgjodhi momentin e gabuar për të “shpërthyer”

Oliver Kahn nuk i ka pëlqyer “shpërthimi” i Manuel Neuer. Kapiteni reagoi pas vendimit të klubit për të ndërprerë bashkëpunimin me Toni Tapalovic, trajnerin e portierëve të Bayernit dhe mikun e tij të zemrës.

Lamtumira e Tapalovic ishte një goditje e rëndë për mua, pikërisht në periudhën që isha përtokë. Më dukej sikur po më dilte zemra nga vendi. Ishte ndjesia më brutale që kam përjetuar në karrierën time. Nuk arrij dot ta kuptoj shkakun e këtij vendimi…

Kam reflektuar gjatë dhe kam marrë gjithçka në konsideratë, përfshirë edhe të ardhmen time te Bayerni”, u shpreh kapiteni, i cili ka mbyllur sezonin si pasojë e dëmtimit në gju. Presidenti i kampionëve të Gjermanisë, Oliver Kahn kritikoi portierin për fjalët e ashpra, sidomos për kohën në të cilën zgjodhi të fliste.

Deklaratat e Neuer vijnë në një moment të gabuar, pasi kemi ndeshje shumë të rëndësishme përpara. Ai është i prekur personalisht dhe ne e kuptojmë.

Por, ne ia kemi shpjeguar se ishte vendimi i duhur për momentin. Edhe unë u zhgënjeva kur DFB (Federata Gjermane e Futbollit) largoi Sep Maier, por ka gjëra më të rëndësishme se ndjenjat personale. Prandaj nuk fola”, theksoi Kahn.

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Lajme

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në...

Bundesliga

Për veteranin e Bayernit të Mynihut, Thomas Muller, lajmi i shkarkimit nga detyra të dy drejtuesve të lartë, Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic ishte...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...