Në një intervistë të dhënë për mediet gjermane, Oliver Kahn, CEO i Bayern Munich, foli për largimin e mundshëm të Thomas Muller për shkak të mungesës së hapësirës në ndeshjet e fundit.
Kahn tha se largimi i Muller nuk do të ndodhë, ndërsa theksoi se është vetë ai që do e bindë të qëndrojë te Bayern.
Lexo edhe:
- Masat e marra nga policia për derbin Tirana-Partizani, rrugët që do bllokohen
- E duan të gjithë te Galatasaray, Rashica pranë firmosjes me klubin turk
- Përmbysi Elbasanin, Vora fiton titullin kampion të Kategorisë së Dytë
- “Milan nuk kishte lidhje me gjysmëfinalen e Champions League”, Gerrard kritikon ashpër kuqezinjtë
“Kjo nuk do të ndodhë dhe nëse ndonjëherë Muller do ta mendojë një gjë të tillë, unë do ta bëj atë të ndryshojë mendje. Thomas është në formë, ai është në formë, është mirë, nuk është lënduar dhe ka një personalitet vërtet të fortë. Ai luan një rol kyç në grup dhe jam i sigurt se do të luajë shumë ndeshje të tjera me ne.”-tha CEO i Bayern Munich.
