Bundesliga

Kahn qetëson tifozët: Lewa qëndron! Rinovimi? S’jemi në “Football Manager”

Merkato e verës pritet të sjellë transferime të shumta. Disa yje po përgatiten për aventura të reja. Robert Lewandowski ka fituar gjithçka me Bayern Munchen, ekip me të cilin garon prej vitit 2014.

Golashënuesi më i mirë në historinë e Bundesligës, ka kontratë deri në 2023 me rekordmenët e futbollit gjerman. Bomberi polak nuk e ka mohuar mundësinë e largimit në fund të sezonit.

Agjenti i tij po bisedon me drejtuesit e Barcelonës, teksa në Mynih nuk kanë ndërmend të privohen nga golat e tij. CEO i Bayernit, Oliver Kahn u ndal te situata e 33-vjeçarit gjatë prononcimit për Sport1.

Jemi në kontakte të vazhdueshme me Lewandowskin, po flasim me të, duam që të qëndrojë sa më gjatë te Bayerni. Duket se dikush e sheh futbollin si ‘Football Manager’ ku klikohet dhe rinovohet kontrata”, deklaroi Kahn.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency