Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kaiserslautern prish kontratën me Naser Alijin

Mbyllje e mbrapshtë e verës për Naser Alijin. Pasi humbi vendin në Kombëtare, mbrojtësi kuqezi mbeti edhe pa skuadër. Kaiserslautern në Bundesligën 2 gjermane njoftoi zyrtarisht prishjen e kontratës me lojtarin.

23-vjeçari nga Kumanova ka qenë i pafat në aventurën e tij me “Djajtë e Kuq”, tek të cilët u transferua në vitin 2016 nga Baseli. Pavarësisht 20 ndeshjeve ku është aktivizuar gjatë sezonit të kaluar.

Vendimi erdhi prej Dëmtimeve e një pas njëshme dhe formës jo optimale fizike të lojtarit, e kombinuar me krizën financiare dhe sportive tëklubit. Pas largimeve të shumë lojtarëve, te Kaiserslauterni erdhi edhe radha e Alijit për prishjen e kontratës, edhe pse marrëveshja fillestare me mbrojtësin përfundonte në Qershor të vitit 2019.

Tashmë Naser Aliji duhet të nxitojë të gjejë një skuadër të re, për tu kthyer sa më shpejt në nivelet e pritura. Zvicra, ku ai ka luajtur me Baselin dhe Vaduzin mund të jetë një opsion i mirë për 23-vjeçarin, që nuk do ta kishte të vështirë përshtatjen në asnjë skuadër.

Edhe pse në shumë Liga europiane merkato u mbyll, kuqeziu avantazhohet nga rregulli që parashikon se lojtarët të cilët kanë mbetur pa ekip, mund të rregistrohen me një skuadër pavarësisht mbylljes së afatit të transferimeve.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...