Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kaka: CR7 te Juventus, reklama më e mirë për Serie A

Ish-fantazisti i Milanit, Ricardo Kaka është rikthyer të flasë për kampionatin italian, ndërsa është ndalur veçanërisht te ai që u quajt transferimi i shekullit, Cristiano Ronaldo te Juventusi.

“Për kampionatin italian ardhja e Cristiano Ronaldos është e shkëlqyeshme. Është një emër i madh i futbollit. Do të tërheqë vëmendjen drejt Serie A. Shpresoj që kjo që ka bërë Juventus do të inkurajojë ekipet e tjera, në veçanti Milanin që më intereson që të bëjë një ristrukturim jo vetëm në fushë, por në të gjithë strukturën e klubit. Mendoj se Juventus është një rast i veçantë. Pavarësisht të gjitha problemeve të futbollit italian dhe krizës në vend, arriti të ristrukturohej dhe të jetë një klub në nivel të lartë”, deklaroi Kaka.

Braziliani ka kaluar periudhën më të bukur të karrierës së tij në kampionatin italian, teksa mbërriti në vitin 2003 dhe për 6 sezone “pushtoi” botën me Milanin, duke fituar edhe Topin e Artë në vitin 2007.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...