Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kaka: Mourinho, trajner i vështirë

Fantazisti brazilian Ricardo Kaka është rikthyer të flasë për aventurën e tij te Reali i Madridit, që nuk shkoi aspak mirë, pavarësisht pritshmërive.

Ai tha se kishte vuajtur shumë dëmtimet e shpeshta, por edhe mungesën e besimit nga ana e trajnerit Mourinho, që drejtonte ‘galaktikët’ në atë kohë.

“Te Reali u shkatërrova pasi nuk dhashë dot atë që kisha treguar te Milani. Isha krejtësisht i humbur. Në Itali më donin të gjithë, ndërsa në Spanjë donin që të ikja sa më parë. José Mourinho ishte një trajner i vështirë për mua. Kishim respekt për njëri-tjetrin, por gjërat ishin të ndërlikuara mes nesh. Kur mendoja se do të më jepte një mundësi, nuk ndodhte kurrë. Nuk i tregova dot se gëzoja formë të mirë. U stërvita shumë, luftova shumë dhe u luta shumë, por kur nuk e fitova besimin e trajnerit, kuptova që nuk mund të punoja më me të. Isha shumë i lumtur kur u ktheva prapë te Milani”, deklaroi Kaka

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...