Kombëtare

Kaka: Nations League po dëmton Kombëtaret Latine, ju tregoj pse

Holanda, Kroacia, Italia dhe Spanja do të garojnë mes tyre në verën e ardhshme për të fituar edicionin e tretë të Nations League, kompeticion ku kanë triumfuar më parë Portugalia dhe Franca.

Ky turne nisi të zhvillohej në vitin 2018 duke zëvendësuar miqësoret, por një gjë e tillë nuk po pritet mirë në Amerikën e Jugut. Ish-ylli i Milanit dhe kombëtares braziliane, Ricardo Kaka shpjegon se pse Nations League dëmton kombëtaret latine.

Ne amerikano-latinët, kemi disavantazhin që me krijimin e Nations League nuk mund të luajmë më ndeshje miqësore kundër skuadrave më të mira të Europës.

Kjo na bën më pak konkurrues, pasi Brazili, për shembull, i fiton pothuajse të gjitha takimet në Amerikën Latine. Mungesa e dueleve me kombëtaret europiane e bën të vështirë përparimin dhe progresin e Kombëtareve Latine në aspektin tekniko-taktik.

Botërori i Katarit është afër (20 nëntor-18 dhjetor). Të shumtë janë pretendentët për suksesin final, teksa Kombëtarja e fundit Latine që triumfoi në një Kupë Bote është Brazili, që mposhti 2-0 Brazilin në Botërorin e vitit 2002.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency