Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kaka: Nuk rinovoj me Orlandon, dua sfida të reja

Major League Soccer mund të humbasë një tjetër yll. Pas lamtumirës së Andrea Pirlos, i cili në dhjetor do të përfundojë aventurën e tij në SHBA, Ricardo Kaka bëri të ditur se nuk do të rinovojë kontratën e tij me Orlando City. Në fakt nuk pritet që braziliani të tërhiqet nga sporti i luajtur, por për momentin asgjë nuk mund të përjashtohet.

“Ndjej që kam nevojë për sfida të reja” – shpjegoi 35-vjeçari në konferencë për shtyp, duke lënë të kuptohet dëshirën për të vazhduar futbollin aktiv. “Në këto dy muaj jam menduar shumë dhe vendimi im përfundimtar është të mos rinovoj me Orlando City. Cikli im në këtë klub do të përfundojë me mbarimin e këtij sezoni. Falenderoj të gjithë ata që ishin pjesë e këtij projekti, ku kam kaluar 3 vite të bukura”.

Më pas vijnë fjalët të cilat përjashtojnë dëshirën e Kaka për të “varur këpucët në gozhdë” – “Deklarata e sotme është vetëm për këtë. Vendimi im për momentin është mosrinovimi i kontratës. Asgjë më shumë”- theksoi 35-vjeçari.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...