Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kaka: Periudha më e vështirë në karrierë, me Mourinhon trajner

Ricardo Kaka ka lënë gjurmë në historinë e futbollit, veçanërisht te Milani. Jehona e talentit të tij vijon ende, edhe pse i ka varur këpucët në gozhdë. Në një intervistë të fundit fituesi i “Topit të Artë” ka folur për jetën e tij e sidomos për futbollin, ku duket se ka diçka që i ka mbetur peng. Pikërisht largimi nga kuqezinjtë e Milanit për t’u transferuar te Reali i Madridit.

Më kujtohet se kur shkova në Madrid u ndjeva i humbur. Shkova në Spanjë si lojtari më i mirë në botë, por vura në dyshim edhe faktin se kush isha. Në stolin e “Los Blancos” në atë kohë qëndronte portugezi José Mourinho me të cilin gjërat nuk shkuan shumë mirë. Nuk ka qenë e lehtë të punoja me të, sa herë që mendoja se do të më jepte një mundësi, diçka e tillë nuk ndodhte. Mendoja gjithnjë se mund t’i tregoja se kush isha, stërvitesha shumë, luftoja, madje edhe lutesha, por kënaqësia në fushë nuk erdhi. Më pas, kur u largova, mora një letër prej Mourinhos, ku më shkruante se isha një ndër profesionistët më të mirë që kishte stërvitur në karrierën e tij.”

Braziliani 35-vjeçar, që u transferua në “Santiago Bernabeu” për shifrën e 67 milionë eurove, që për atë kohë ishte blerja e dytë më shtrenjtë në historinë e futbollit, pas asaj të Zinedine Zidane, kujton edhe zhgënjimin më të madh që ka përjetuar ndërsa mbante veshur fanellën e Milanit, e që lidhet pikërisht me finalen e humbur të Champsionit në vitin 2005 përballë Liverpoolit.

“Ajo humbje u shoqërua me shumë spekulime, mediat flisnin se ne kishim festuar fitoren në dhomat e zhveshjes që në përfundim të pjesës së parë. Sigurisht që të gjitha këto fjalë ishin të rreme, aq më tepër për një skuadër si Milani, që në atë kohë kishte dhe një nga organikat më të mira në historinë e këtij klubi të madh.” 

Ish-sulmuesi, që u tërhoq nga futbolli kur e ndjeu se ishte momenti i duhur, shton se nuk e sheh veten në rolin e teknikut e as atë të opinionistit, por në atë të një drejtuesi. Gjithsesi, edhe ky mbetet një vendim që duhet maturuar me kohën.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...